Vrasjet e fundit, mblidhen Haxhiu, Sveçla, krerët e KPK'së, KGJK'së, u.d. Kryeprokurori e Drejtori i Policisë - Gazeta Express
string(101) "vrasjet-e-fundit-mblidhen-haxhiu-svecla-kreret-e-kpkse-kgjkse-u-d-kryeprokurori-e-drejtori-i-policise"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:56

Vrasjet e fundit, mblidhen Haxhiu, Sveçla, krerët e KPK’së, KGJK’së, u.d. Kryeprokurori e Drejtori i Policisë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:56

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, duke thënë se kjo është tronditëse dhe e patolerueshme.

Haxhiu ka bërë me dije pas dy vrasjeve të fundit ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, u.d Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene.  Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë.  Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se Shteti s’do të tolerojë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas.

“Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas”, ka shkruar Haxhiu.

Rastin vrasjes së sotme për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurori dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Express.