Xhemaili e ka kërkuar largimin nga Bologna - Gazeta Express
string(42) "xhemaili-e-ka-kerkuar-largimin-nga-bologna"

Xhemaili e ka kërkuar largimin nga Bologna

Gazeta Express

23/01/2020 14:10

Klubi italian është në pritje të ofertave zyrtare për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Blerim Xhemaili pritet të largohet nga Bologna në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Lexo Edhe:

Drejtuesit e klubit italian njoftojnë se mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut e ka kërkuar largimin.

Tash, klubi nga Serie A po pret oferta zyrtare për përfaqësuesin zviceran, shkruan Gazeta Express.

“Përmes menaxherit të tij, Xhemaili e ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Dhe, nëse do të mund ta bëjmë një zgjidhje në të mirë të tij, do ta bëjmë. Në të kundërtën, ai do të qëndrojë këtu për ta ndihmuar skuadrën deri në verë. Jemi në pritje të ofertave zyrtare”, deklaroi drejtori sportiv i Bolognas, Riccardo Biggon.

Xhemaili mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër italian, eventualisht të rikthehet në futbollin zviceran. /Gazeta Express/