Të gjithë fituesit e ceremonisë së sontme të FIFA-s - Gazeta Express
string(51) "te-gjithe-fituesit-e-ceremonise-se-sontme-te-fifa-s"

Të gjithë fituesit e ceremonisë së sontme të FIFA-s

Futboll

Gazeta Express

17/01/2022 23:31

Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.

Lexo Edhe:

Për këtë çmim votuan trajnerët, kapitenët, gazetarët dhe tifozët, shkruan Gazeta Express.

Përveç çmimit për futbollistin më të mirë të vitit, FIFA ndau edhe shumë çmime tjera.

Këta janë të gjithë fituesit:

  • Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Robert Lewandowski
  • Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra – Alexia Putellas
  • 11-shja më e mirë për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi
  • 11-shja më e mirë për femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Wendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan
  • Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës
  • Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel
  • Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes
  • Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës
  • Çmimi Puskas – Erik Lamela
  • Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy
  • Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler
  • Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Christine Sinclair
  • Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Cristiano Ronaldo