Bërlloku në Prishtinë, në hall qytetarët e komuna - Gazeta Express
string(48) "berlloku-ne-prishtine-ne-hall-qytetaret-e-komuna"

Gazeta Express

02/04/2022 22:44

Bërlloku në Prishtinë, në hall qytetarët e komuna

Gazeta Express

02/04/2022 22:44

Gazetar:Unitet Berisha

Ilirk Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, thotë se momentalisht kanë hasur në probleme për mbledhjen e mbeturinave, por që problemi gjithsesi do të zgjidhet brenda mandatit

Lexo Edhe:

Kur kërkonte votën për kryetar, zgjidhjen për bërllokun në kryeqytet Përparim Rama nuk e shihet shumë të vështirë.

Zaten atij i doli më shumë punë se që priste.

Kështu duket këto ditë Rruga ‘’ C’’ në Prishtinë. Aty ndodhen të gjitha llojet e mbeturinave. Madje edhe dyshekë dhe goma te veturave.

Pak më larg nuk është hiç më ndryshe.

Aty kontejneri ishte i zbrazët për dallim nga hapësira përreth. Edhe aty vërehet diversitet i bërllokut.

Për gjithë këtë ka një shpjegim Ilirik Musliu, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, i cili veç tjerash tregon se kanë hasur në probleme për pastrimin e kryeqytetit.

Megjithatë, ai shpreh bindjes se problemi do të gjejë zgjidhje brenda mandatit.

Nga opozita fajësojnë kryetarin e komunës.

Egzon Azemi ish-asamblist në Komunën e Prishtinës nga radhët e VV-së, thotë se për këtë çështje nga i pari i Komunës nuk po bëhet asgjë.

Kurse, Armend Agushi, zyrtar për vlerësimin e gjendjes së mbeturinave në Ministrinë e Ambientit thotë se është i nevojshëm edhe një vetëdijesim i qytetarëve.

Me këtë po pajtohen edhe vet qytetarët.

Shpërndarja e mbeturinave po bëhet edhe nga qentë endacakë, të cilët gjithashtu janë një problem tjetër në kryeqytet.

VIDEO