Sa përqind i merr VV'ja në zgjedhje, sipas Shpend Ahmetit - Gazeta Express
string(55) "sa-perqind-i-merr-vvja-ne-zgjedhje-sipas-shpend-ahmetit"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2021 22:45

Sa përqind i merr VV’ja në zgjedhje, sipas Shpend Ahmetit

Lajme

Gazeta Express

11/02/2021 22:45

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Vetëvendosja do ta arrijë rezultatin më të mirë zgjedhor pas pavarësisë, por sipas tij kjo parti nuk do t’i arrijë 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ahmeti në Pressing të T7 tha se është e pamundur që VV-ja t’i fitojë 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas Ahmetit, Vetëvendosja është në nivelin 40-45 përqind.

Lexo Edhe:

“Për mu gati së është e pamundur me i fitu 50 përqind. Me i fitu ata 50 përqind po i bjen që PDK’ja e LDK’ja me i pasë nga 10 deri në 12 përqind. Mendoj që Vetëvendosja është në nivelin 40-45 përqind, ndoshta edhe më befasojnë me 50 përqind”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se nëse Vetëvendosja nuk i fiton 50%, Albin Kurti i ndjek zgjedhjet e reja.

“Nëse nuk i fiton 50% Albin Kurti i njek zgjedhjet e reja, pa kurrëfarë dyshimi.Hashim Thaci kur dojke mi marrë votat ju premtojke ambasadorë, jo terminale. Albini ju thote ‘spo don a, shkojmë në zgjedhje apet’. Unë mendoj që është mirë me fitu Vetëvendosja, nëse bëjnë atë që po thonë mirë për neve, Kosovën”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti: Kurti ka gabu që ka thënë “Amerika më ka rrëzu prej pushtetit”

Posted by Gazeta Express on Thursday, February 11, 2021