Rama kujton takimin e parë me shqiptarët në Athinë: Shumë gjëra janë ndryshe - Gazeta Express
string(75) "rama-kujton-takimin-e-pare-me-shqiptaret-ne-athine-shume-gjera-jane-ndryshe"

Rama kujton takimin e parë me shqiptarët në Athinë: Shumë gjëra janë ndryshe

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2024 21:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kthyer pas në kohë duke publikuar dy foto nga një takim i tij me shqiptarët në Athinë në vitin 2006, në cilësinë e kryetarit të opozitës në Shqipëri.

Sipas tij, 18 vjet më pas, shqiptarët në Greqi janë sot histori krenarie kombëtare dhe qytetarie europiane.

Lexo Edhe:

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM *Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”, shkruan ai.