Punonjësi u rrëzua nga vinçi dhe humbi jetën, arratiset "Shefi i Ndriçimit" në bashkinë e Elbasanit - Gazeta Express
string(96) "punonjesi-u-rrezua-nga-vinci-dhe-humbi-jeten-arratiset-shefi-i-ndricimit-ne-bashkine-e-elbasanit"

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2024 9:50

Punonjësi u rrëzua nga vinçi dhe humbi jetën, arratiset “Shefi i Ndriçimit” në bashkinë e Elbasanit

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2024 9:50

Vdekja e një punonjësit të bashkisë së Elbasanit, elektricistit Eduard Balliu, 56 vjeç që u rrëzua nga vinçi gjatë punës ka bërë që të nisin hetimet ndaj përgjegjësve të tij lidhur me sigurinë.

Si rrjedhim, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Drejtorin e Administratës , S.Ç, 55 vjeç dhe është shpallur në kërkim, përgjegjësi i Sektorit të Ndriçimit në këtë bashki, M.Q.54 vjeç.

Lexo Edhe:

Në njoftimin e dërguar sot nga Policia e Shtetit, thuhet:

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Në vijim të njoftimit të djeshëm, bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.”