Prishtinë, polici goditet me veturë nga një grua që e kishte ndalur për kundërvajtje - Gazeta Express
string(83) "prishtine-polici-goditet-me-veture-nga-nje-grua-qe-e-kishte-ndalur-per-kundervajtje"

Prishtinë, polici goditet me veturë nga një grua që e kishte ndalur për kundërvajtje

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 20:23

Një zyrtar policor, ka marrë lëndime pasi është goditur me veturë nga një grua që ishte ndalur për kundërvajtje.E dyshuara  që e ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës. Lajmin për Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është  larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Express.

Lexo Edhe: