Presidenti shqiptar e viziton në shtëpi akademik Qosjen: Institucion i mendimit dhe shqiptarizmës - Gazeta Express
string(96) "presidenti-shqiptar-e-viziton-ne-shtepi-akademik-qosjen-institucion-i-mendimit-dhe-shqiptarizmes"

Presidenti shqiptar e viziton në shtëpi akademik Qosjen: Institucion i mendimit dhe shqiptarizmës

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:39

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka vizituar akademikun Rexhep Qosja, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Begaj publikoi një video nga vizita te Qosja.

Lexo Edhe:

“Me akademikun Rexhep Qosja, vepra e të cilit ka krijuar një ndikim pozitiv në universin shqiptar. Akademiku Qosja është institucion i mendimit dhe shqiptarizmës”, shkroi Begaj në Facebook.

Zyra e shtypit e Presidencës Shqiptare tha se Begaj vlerësoi krijimtarinë shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale të Qosjes.

Akademiku Qosja i shprehu Begajt mbështetje në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet respektimit të standardit të gjuhës letrare shqipe në Shqipëri dhe Kosovë, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Ndërsa evokoi figurat e Rilindjes Kombëtare, në veçanti veprimtarinë atdhetare, politike dhe letrare të Sami, Abdyl dhe Naim Frashërit, dhe të Naum Veqilharxhit, akademiku Qosja theksoi nevojën për vepra konkrete, që nxjerrin në pah vlerat e rilindësve dhe personaliteteve të shquara shqiptare, me synim ndërgjegjësimin e brezave të rinj. Gjatë bisedës kujtuan me nderim sakrificat gjatë luftës së Kosovës dhe heroizmin e familjes Jashari, anëtarët e së cilës, burra, gra e fëmijë, dhanë jetën për këtë tokë, duke u shndërruar në një shembull unik në botë”, bëhet me dije në njoftimin e Presidencës Shqiptare.