"Po prishet familja, plane sioniste" - Gëzim Kelmendi thotë se Kurti po e prishë shtetin - Gazeta Express
string(83) "po-prishet-familja-plane-sioniste-gezim-kelmendi-thote-se-kurti-po-e-prishe-shtetin"

“Po prishet familja, plane sioniste” – Gëzim Kelmendi thotë se Kurti po e prishë shtetin

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 21:04

Në “Pressing” të T7 është duke u diskutuar për premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që do të merret personalisht që të mundësohet shumica për të kaluar Kodi Civil që përfshinë edhe regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Gëzim Kelmendi, kryetar i Partisë FJALA, ka thënë se agjenda LGBT një projekt sionist për të shkatërruar familje e shtete.

Lexo Edhe:

“Shumë problematike deklarata e kryeministrit, vendet e BE-së janë viktim e këtij projekti sionist që të lejohet martesa mes gjinisë së njëjtë ku për pasojë do të ketë shkatërrimin e familjes dhe natalitetit në përgjithësi. Projekte sionistë ka atakuar edhe vendet islame edhe të krishtere”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti, ka thënë se kryeministri po dëshiron të krijojë balence raportesh me bashkësinë ndërkombëtare.

“Është paradoksiale kur vjen një deklaratë prej kryeministrit kur e thotë me krenari që do të jemi vendi i dytë pas Malit të Zi. Ky premtim i kryeministrit vjen për të qetësuar gjakrat me partnerët ndërkombëtarë. Kryeministri dëshiron të arrijë një balancë me ndërkombëtarët për shkak të raporteve të acaruara dhe dëshiron t’i zbusë këto tensione për t’u afruar me ligje e për ta shkatërruar shtetin e vet”, ka thënë ai. /Gazeta Express