Përleshje në pompën e derivateve në Ferizaj, vdes nga goditjet një person - Gazeta Express
string(72) "perleshje-ne-pompen-e-derivateve-ne-ferizaj-nga-goditjet-vdes-nje-person"

Përleshje në pompën e derivateve në Ferizaj, vdes nga goditjet një person

Lajme

Gazeta Express

22/02/2021 16:20

Një 50-vjeçar ka vdekur nga goditja fizike që ka marrë nga një tjetër person në një pompë derivatesh në Bibaj të Ferizajt, raporton Gazeta Express.

I dyshuari ndodhet në arrati ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

Për motive ende të panjohura i dyshuari  ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar  50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë  është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45  nga ana e mjekut jemi njoftuar  se viktima  kishte ndërruar jetë.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit,trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për   arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë