Pamje të autobusëve me targa RKS të bllokuar edhe në kufirin Serbi-Hungari - Gazeta Express
string(81) "pamje-te-autobuseve-me-targa-nga-kosova-te-bllokuar-edhe-ne-kufirin-serbi-hungari"

Pamje të autobusëve me targa RKS të bllokuar edhe në kufirin Serbi-Hungari

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 15:36

Përveç në kufirin me Kroacinë, autoritetet serbe po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar autobusët nga Kosova edhe në kufirin me Hungarinë, raporton Express.

Autobusët janë ndaluar mbrëmë, disa orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua pro raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka siguruar pamje nga ky kufi, ku shihen autobusët e bllokuar e udhëtarët duke pritur.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi këtë si hakmarrje të Serbisë pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua raporti që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ai e quajti këtë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufinj, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.