Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës - Gazeta Express
string(103) "osmani-takon-nje-grup-punues-te-be-se-per-rajonin-kerkon-perkrahje-per-anetaresim-ne-keshill-tw-evropes"

Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 17:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç njofton ZPRK, Osmani ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zhvillimet e fundit në vend.

Osmani në këtë takim ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë në këtë organizatë, për të rritur efektivitetin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, duke iu dhënë qasje në mekanizma për të drejta të njeriut.

Lexo Edhe:

 Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave.

Osmani në këtë takim ka folur edhe për aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE dhe për tema të tjera.

Osmani ka dekluar se Kosova është e përkushtuar për t`i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.

“Kosova është në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rrjedhimisht duhet të ecet përpara me statusin e vendit kandidat”, ka theksuar Presidentja Osmani./Express/