Nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve - Gazeta Express
string(63) "neser-pritet-shpallja-e-rezultateve-perfundimtare-te-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:25

Nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:25

Sot në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të numërohen 15 mijë e 482 fletëvotime. Prej tyre janë 12 mijë e 960 fletëvotime me kusht, kurse 2 mijë e 522 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se sot pritet të numërohen këto vota teksa të mërkurën pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor.

“Mundet që gjatë ditës së mërkurë me datë 27 tetor të shpallet rezultati përfundimtar të zgjedhjeve të rangut të parë, për kryetar të komunave”, ka thënë ai. /Express/