Emisioni i fundit “Favorit” në T7 ishte i ndarë në dy pjesë, duke u diskutuar në atë të parë për futbollin vendor dhe në atë të dytë për atë ndërkombëtar.
U fol për “El Clasicon”, për “Derby della Madonninan”, por edhe për Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
E analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi u ndal të fliste për Real Madridin, të cilin e sheh si favorit për ta fituar trofeun e Championsit në këtë edicion pasi e kaloi ekipin më të fortë të momentit në Evropë, Manchester City.
Ndër të tjera, trajneri i njohur kosovar foli edhe për trajnerin Carlo Ancelotti, për të cilin tha se “Los Blancos” i janë borxhli për menaxhimin e suksesshëm të ekipit në çfarëdo situate dhe për trofetë që i ka sjellë me këtë ekip në “Santiago Bernabeu”.
Për ta parë emisionin e plotë “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/