Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin - Gazeta Express
string(72) "mirlind-daku-shenon-serish-gol-te-bukur-ne-rusi-rubini-barazon-me-uralin"

Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin

Sport

Gazeta Express

29/04/2024 17:08

Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Premierligën e Rusisë.

Sulmuesi shqiptar kontribuoi me gol sot në barazimin e Rubin Kazanit me Uralin, në kuadër të javës së 26-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e luajtur në “Ak Bars Arena” përfundoi me rezultatin 1:1.

Daku, që edhe sot kompletoi 90 minuta, golin e realizoi në minutën e 43-të.

Gjilanasi tani numëron shtatë gola në elitën e futbollit rus, krahas katër asistimeve.

Ndryshe, Rubin Kazani pas këtij barazimi ka 37 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë. /Gazeta Express/