Menaxheri i Ballkanit për "Express": S'e kemi sulmuar askënd nga Drita, le t'i nxjerrin faktet - Gazeta Express
string(88) "menaxheri-i-ballkanit-per-express-se-kemi-sulmuar-askend-nga-drita-le-ti-nxjerrin-faktet"

Menaxheri i Ballkanit për “Express”: S’e kemi sulmuar askënd nga Drita, le t’i nxjerrin faktet

Futboll

Gazeta Express

20/04/2024 17:50

Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2.

Ishte ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar, ndërsa pati edhe fund dramatik, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, pas ndeshjes duket se ka pasur përleshje fizike.

Drejtori i Dritës, Feti Murseli rrëfen për Gazetën Express se janë sulmuar fizikisht rrugës për në dhomat e zhveshjes, teksa përmendi emrin e menaxherit të Ballkanit, Idriz Hajrizit.

Gazeta Express kontaktoi me Hajrizin, i cili mohoi se e kanë sulmuar dikë.

“Nuk është e vërtetë që e kemi sulmuar dikënd. Nëse e kanë ndonjë fakt, le ta qesin. Ju siguroj që nuk shkoj më në stadium nëse dikënd e kemi sulmu”, tha ai.