“Me do t’ima çka shesin sakëza para stadionit, Florentino Perezi ja u blen...” - Gazeta Express
string(71) "me-do-tima-cka-shesin-sakeza-para-stadionit-florentino-perezi-ja-u-blen"

“Me do t’ima çka shesin sakëza para stadionit, Florentino Perezi ja u blen…”

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 10:51

Emisioni i fundit “Favorit” në T7 ishte i ndarë në dy pjesë, duke u diskutuar në atë të parë për futbollin vendor dhe në atë të dytë për atë ndërkombëtar.

U fol për “El Clasicon”, për “Derby della Madonninan”, por edhe për Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi u ndal të fliste për Real Madridin, të cilin e sheh si favorit për ta fituar trofeun e Championsit në këtë edicion pasi e kaloi ekipin më të fortë të momentit në Evropë, Manchester City.

Gjithashtu, në emision u diskutua edhe për mungesën e teknologjisë së vijës së portës në La Liga, diçka e pabesueshme dhe e pakapërdishme edhe për trajnerin e njohur kosovar.

Bile, ai me ironi tha se, nëse La Liga s’ka mundësi ta sigurojë këtë teknologji, pas golit që e shënoi Barcelona, ku duket se topi e kaloi vijën e portës por që s’iu pranua goli, Munishi tha se presidenti i Realit, Florentino Perez mund ta sigurojë atë, madje duke e blerë vetëm “me do t’ima çka shesin sakëza para stadionit ata të Realit”.

Për ta parë emisionin e plotë “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/