Macron e telefonon Kurtin, kërkon përparim të shpejtë për Asociacionin në kontekst të anëtarësimit në Këshill të Evropës - Gazeta Express
string(128) "macron-e-telefononkurtini-kerkon-te-veproje-shpejt-per-asociacionin-ne-kontekst-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-keshill-te-evropes"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 21:01

Macron e telefonon Kurtin, kërkon përparim të shpejtë për Asociacionin në kontekst të anëtarësimit në Këshill të Evropës

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 21:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në telefon të martën me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Kreu i Francës ka kërkuar përparim të shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lexo Edhe:

Për këtë bisedë ka treguar ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot përmes platformës X.

Në njoftimin për media te Presidences franceze thuhet se Macron ka “nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Më poshtë njoftimi francez për bisedën e Macronit me Kurtin.

Presidenti i Republikës ka biseduar në telefon me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, këtë të martë, 23 prill 2024. Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër. Presidenti i Republikës përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Presidenti i Republikës shprehu keqardhje për dështimin e votimit për revokimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Ai kujtoi se është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e popullatës serbe.