Loriana Kuka eliminohet nga Evropaini i xhudos - Gazeta Express
string(46) "loriana-kuka-eliminohet-nga-evropaini-i-xhudos"

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 13:29

Loriana Kuka eliminohet nga Evropaini i xhudos

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 13:29

Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare është ndalur në luftën e parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo pësoi humbje ndaj Patricia Sampaio. Portugezja e fitoi meçin me uazari.

Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe ishte xhudistja e fundit e Kosovës që garoi në këtë Evropian.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë të enjten, kurse të premten garuan Akil Gjakova e Dardan Cena, të cilët nuk siguruan medalje.

/Gazeta Express/