Llapi kërcënon se s’do të dalë në fushë nëse i delegohet prapë referi Visar Kastrati - Gazeta Express
string(83) "llapi-kercenon-se-sdo-te-dale-ne-fushe-nese-i-delegohet-prape-referi-visar-kastrati"

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 14:41

Llapi kërcënon se s’do të dalë në fushë nëse i delegohet prapë referi Visar Kastrati

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 14:41

Klubit të futbollit Llapi i ka humbur durimi.

Llapjanët konsiderojnë se janë dëmtuar shumë në këtë sezon nga referimi dhe atyre u është mbushur kupa.

Lexo Edhe:

Llapi i ka “kërcënuar” madhe sot Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Komisionet e saj përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, se ekipi nuk do të falë në fushën e blertë nëse edhe një herë vendoset që ndeshjet e kësaj skuadre t’i drejtojë referi Visar Kastrati.

Në këtë të fundit u ankua edhe trajneri Tahir Batatina në emisionin “Favorit” në T7 të dielën, shkruan “Gazeta Express”.

Më poshtë mund ta lexoni të paprekur postimin/reagimin e KF Llapit.

“Duam të reagojmë sërish për mediat, opinionin e futbollit dhe komunitetin e futbollit kosovar, pas analizave në detaje të të gjitha ndeshjeve, sidomos dy ndeshjeve të fundit të gjykuara nga Visar Kastrati.

Ky turp i krijuar ndaj nesh ka emër Visar Kastrati, së bashku me ata që e deleguan në ndeshjet e klubit tonë.

Rastin e penalltisë së paakorduar ndaj nesh e kemi analizuar dhe konsultuar me shumë njohës të futbollit dhe ndihemi të dëmtuar nga i njëjti gjyqtar që FFK e shpalli më të mirin, kurse në VAR duke “fjetur” ishte gjyqtari Burim Jahmurataj dhe asistenti i tij Fatlum Jashari.

Ne nuk dyshojmë në aftësitë e tij të gjyqtarit, por gjykimi i tij ishte skandaloz dhe më i keq për futbollin kosovar.

Visar Kastrati, i cili punon si Koordinator i referimit dhe merr pagë mujore nga FFK, vazhdon me avazin e vjetër duke dëmtuar një klub të organizuar shkëlqyeshëm si klubi ynë.

Kjo nuk do shumë koment por që po ndikon drejtpërdrejt dhe qëllimisht tek rezultatet tona.

E paralajmërojmë FFK-në se nuk na intereson se si do delegohen gjyqtarët në xhiron e radhës, por në momentin që Visar Kastarati delegohet në ndeshjet tona të ardhshme në këtë kampionat, ne nuk do të dalim në fushë fare, pastaj përgjegjësinë për mosdaljen tonë në fushë le t’a mbaj FFK, Komisioni i Garave dhe njerëzit që janë kompetent për delegimin e gjyqtarëve. /Gazeta Express/