Pesë persona të panjohur u kanë grabitur para dhe dy telefona katër shtetasve të huaj, pasi e kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.
Sipas njoftimit, viktimat janë sulmuar fizikisht.
Ndërsa rasti është nën hetime.
“Prizren 25.02.2020-09:00. Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se porsa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur u kanë grabitur para dhe dy telefona, si edhe i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.