Kuvendi nuk e miratoi, Gazment Bardhi dërgon sërish në ‘Kushtetuese’ mandatin e Olta Xhaçkës - Gazeta Express
string(89) "kuvendi-nuk-e-miratoi-gazment-bardhi-dergon-serish-ne-kushtetuese-mandatin-e-olta-xhackes"

Kuvendi nuk e miratoi, Gazment Bardhi dërgon sërish në ‘Kushtetuese’ mandatin e Olta Xhaçkës

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 11:23

Ashtu siç e kishin paralajmëruar Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë sërish sot në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Padia do të dorëzohet në orën 12:30, ndërsa në përfundim, kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, do të japë një komunikim për mediat.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.

“Grupi ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës”, theksoi Bardhi pak dite me pare.