Kush e përloti Egla Cenon në shtëpinë e Big Brother Vip 3? - Gazeta Express
string(57) "kush-e-perloti-egla-cenon-ne-shtepine-e-big-brother-vip-3"

Rozë

Gazeta Express

16/04/2024 13:49

Kush e përloti Egla Cenon në shtëpinë e Big Brother Vip 3?

Rozë

Gazeta Express

16/04/2024 13:49

Liami shkaktoi shqetësim tek banorët që në mëngjes, kur mori dy tenxhere dhe filloi t’u binte atyre në krevat.

Kjo zhurmë, si duket ka shqetësuar më së shumti Eglën, e cila u ankua se kishte një dhimbje veshi derisa u pa e përlotur.

Lexo Edhe:

“Po pres mjekun”, u thoshte Egla banorëve të tjerë të cilët u afruan për t’i dhënë kurajo.

“Po flisja me Jetmirin, dhe [Liami] më erdhi me dy tasa nga ato të kusive që ziejmë, m’i përplasi shumë afër dhe më trembi me thënë të drejtën”, theksoi ajo mes tjerash.

Të indinjuar me veprimin e Liamit u shprehën edhe banorët e tjerë dhe në mesin e tyre që kritikonte veprimin ishte edhe Romeo.