"Kosova do të provokohet nga Serbia  deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga KiE" - Gazeta Express
string(92) "kosova-do-te-provokohet-nga-serbia-deri-ne-marrjen-e-vendimit-per-pranimin-e-kosoves-nga-kie"

“Kosova do të provokohet nga Serbia  deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga KiE”

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 6:57

Eksperti i sigurisë në Kosovës, Lulzim Peci ka thënë se nuk duhet të ketë dilema se Serbia do të bëjë cfarëdo që mundet në periudhën deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës për të provokuar Qeverinë e Kosovës.

“Për këtë arsye, maturia dhe bashkëpunimi i ngushtë me vendet kyçe të perëndimit është ilaçi më i mirë ndaj kësaj qasje të Beogradit, i cili nuk po mundet të kthjellet nga disfata në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Përndryshe, përpos OSBE dhe Kombeve te Bashkuara, te gjitha institucionet e tjera janë të hapura për Kosovën, pasi në ato Serbia dhe Rusia, ose nuk kanë të drejtë të vetos apo nuk janë anëtare”, ka shkruar Peci në Facebook.

Lexo Edhe:

Sipas tij, edhepse Serbia në mënyrë brutale është duke e shkelur marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, ‘ajo është duke u zbatuar nga perëndimi, dhe për këtë Beogradi mundet vetëm t’i bie fyellit’.