Këshilltari i Kurtit: Putini i vogël po arreston masivisht kosovarët në kufi, përfshirë një zyrtar policie nga komuniteti serb - Gazeta Express
string(124) "keshilltari-i-kurtit-putini-i-vogel-po-arreston-masivisht-kosovaret-ne-kufi-perfshire-nje-zyrtar-policie-nga-komuniteti-serb"

Këshilltari i Kurtit: Putini i vogël po arreston masivisht kosovarët në kufi, përfshirë një zyrtar policie nga komuniteti serb

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 13:36

Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj, ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb.

Zulfaj tha se në mesin e të bllokuarve janë dhjetëra fëmijë të cilët po mbahen peng, pa u siguruar ushqim dhe mjekim.

Lexo Edhe:

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

https://twitter.com/JetonZulfaj/status/1780543865230856376/history