Kadri Veseli përfundon vizitën, largohet nën përcjelljen e EULEX-it - Gazeta Express
string(66) "kadri-veseli-perfundon-viziten-largohet-nen-percjelljen-e-eulex-it"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2022 17:46

Kadri Veseli përfundon vizitën, largohet nën përcjelljen e EULEX-it

Lajme

Gazeta Express

10/01/2022 17:46

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë dhe është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Veseli fillimisht ka vizituar varrin e nënë së tij dhe i njëjti nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime.

Lexo Edhe:

Ardhja e Veselit në Kosovë u përcoll me masa të rrepta sigurie.

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli.