Lojrat e fatit humbin ndjenjën për rrethin, ligji antibixhoz, jetësimi akoma në “vend-numëro” - Gazeta Express
string(89) "lojrat-e-fatit-humbin-ndjenjen-per-rrethin-ligji-antibixhoz-jetesimi-akoma-ne-vend-numero"

Lojrat e fatit humbin ndjenjën për rrethin, ligji antibixhoz, jetësimi akoma në “vend-numëro”

Ballina

Gazeta Express

21/05/2023 15:53

“Çdo mëngjesë kur dal nga shtëpia për të shkuar në punë, shpesh më rikujtohen tragjeditë e rënda të qytetarëve që ndodhin nëpër këto objekete. Kishte një rast para 5 – 6 muajëve që e nxorën të vdekur nga kazinoja dhe më në fund e mbuluan këtë rast sikur ka vdekur jashtë. Unë do ta përmendi edhe një rast nga rinia, pasi që një fëmijë 13 vjeçar ka marr flori nga shtëpia në vlerë prej 10 mijë eurove dhe ka shkuar i ka harxhuar të gjitha në kazino, ndërsa rasti dytë lidhet me një OJQ në Shkup ku i biri i përfaqësuesit të kësaj shoqate i ka marr 3.500 euro, para që janë mbledhur si ndihmë për personat me nevoja të veçanta dhe i ka shpenzuar në kazino” – shprehet Jushi Emrullai, “Lëvizja Antibixhoz” RMV

Këto janë vetëm disa prej rrëfimeve të shumta të lojëtarëve të fatit të cilët janë rrëfyer tek “Lëvizja Antibixhoz” se në çfarë gjendje kanë përfunduar lojëtarët e fatit, të cilat në të shumtën e rasteve i kanë hyrë lojërave të fatit, disa nga kureshtja dhe argëtimi, e disa të tjerët për të fituar të ardhura të shpejta.

Lexo Edhe:

Jushi Emrullahi tashmë tetë vitet e fundit është duke luftuar për ta parandaluar këtë dukuri negative që shkatojnë lojërat e fatit që varfërojnë popullin, pasuri e humbur e cila kurrë nuk kthehet më.

Sipas tij, grup mosha më e madhe e dhënë pas bixhozit dhe bastorëve në RMV aktualisht janë adoleshentët, respektivisht nxënësitë e shkollave fillore, të mesme, studentët dhe qytetarët rreth 40 – tave.

Qytetarët e thjeshtë apo lojëtarët e tanishëm dhe të dikurshëm nuk dëshirojnë të flasin mbi këtë çështje për shkak të paragjykimeve që mund tu bëhen atyre, mirëpo në rrjetet sociale tashmë mund të hasen disa nga ata të cilët marrin guximin dhe pranojnë gabimin që kanë bërë dhe tani me plotëbindje u thonë të tjerëve, se kazinotë dhe bastorët nuk sjellin fat, por vetëm fatëkeqësi.

“Sipas të dhënave të “Lëvizjes Antibixhoz” në RMV aktualisht ndodhen mbi 800 kazino dhe rreth 1.600 bastore. Në qytetin e Tetovës aktualisht ka rreth 80 kazino dhe rreth 160 bastore të shënderuara në mini kazino pasi që brenda tyre ligjerisht kanë prej 6 deri më 12 pajisje të kazinove.“

Në Shkup janë rreth 95 kazino dhe 220 bastotre. Më shumë se gjysma e tyre, thonë nga “Lëvizja Antibixhoz” ndodhën në afërsi të objekteve shkollore, çerdheve dhe objekteve ku për çdo ditë adoleshentët lëvizin.

Të rinjtë e anketuar fare pak dëshirojnë të flasin dhe të tregojnë të vërtetën nëse ata të paktën njëherë në jetë, kanë hyrë në këto vende, qoftë për të luajtur ose shoqeruar dikë, por nga ana tjetër pohojnë se njohin bashkëmoshatar të tyre të cilët frekuentojnë objektet e lojërave të fatit.

“Po hyjnë nëpër kazino dhe bastore”.

  • Kështu të rinj të moshës tuaj?-

Po mosha jonë.

  • Juve sa herë ju kanë ndodhur që të hyni qoftë edhe rastësishmë nëpër këto objekte?

“Jo….Po njoh të rinjë të tillë që po kërkojnë diçka më mirë, por nuk ka asnjë gjë të mirë atje.

  • Ku kërkojnë më mirë?

“Nëpër kazino”.

  • Kush ashtu?

“Të fitojnë ndonjë lekë të gatëshëm, por nuk ka atje”

“ Jo asnjëherë nuk kam hyrë”.

  • Në kazino? –

“Jo….”

  • Në bastore?

“Jo, haram”

“Jo nuk është e vërtetë, veç shpifin, sa ta shohin një i ri se po shkon diku, po i thojnë kot e kot po shkon në kazino”

“ Unë ndodhëm në Zvicër dhe kam ardhur para tre ditësh”.

  • Dhe si është e rregulluar kjo punë në Zvicër?

Si e dini vet.

  • Në rrethin ku fëmijët mësojnë dhe edukohen dhe banoni në afërsi a ka objekte të tilla?

“Jo nuk ka, por ndodhen në vende të veçanta në largësi”

“Me duket se gjendja është katastrofale, jo vetëm për rininë, por edhe për ekonominë e Tetovës, nuk po zhvillohet absolutisht fare. Unë jam rritur në Zvicër dhe për çdo vjet vij në Tetovë, dhe çdoherë po bëhet më keq me kazinotë dhe bastorët”

Situata është tejë mase brengosese thonë edhe nga “Lëvizja Antibixhoz”, andaj ato kërkojnë zgjidhje të shëndosha dhe afatëgjate.

Kërkojnë mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në RMV, njëjt si në Shqipëri, Kosovë, Greqi apo Turqi, por fillimisht do të ishin të kënaqur nëse në Kuvend miratohen propozim ndryshimet e ligjit për lojërave të fatit ku parashikohet dislokimi i këtyre objekteve prej 500 metra larg objekteve shkollore, çerdheve dhe objekteve fetare.

“Ne kemi marrë tani një ofertë nga Ministria e Financave si fazë kalimtare kazinotë dhe bastorët të jenë së paku 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa më pas ne do të inkorporojmë edhe disa amandamente ku do shtohen edhe objektet fetare, çerdhet edhe institucionet tjera shtetërore” – u shpreh Jushi Emrullai nga “Lëvizja Antibixhoz” – RMV.

Për ta bindur ekzekutivin se nevojitet mbyllje e tërësishme “Lëvizja Antibixhoz” këtë kërkesë do ta mbështes edhe me rezulatet e dala nga referendumi të cilin ata planifikojnë ta organizojnë në çdo qytet veçmas. Referendum i parë planfikojnë të organizojnë këtë vit në Qytetin e Tetovës, pasi këshilltarët komunal do ta miratojnë nismën e “Lëvizjes Antibixhoz”.

“… Më 21 maj me këshilltarët e komunës së tetovës ku do të merret një vendim përfundimtar se kur do të mbahet referendumi pasi që kemi qenë në konsultime të mos pengojmë edhe institucionet shtetërore…” – theksoi Jushi Emrullai nga “Lëvizja Antibixhoz” – RMV.

“…Qëllimi i kësaj nisme është për tu qasur më seriozisht ku do të shqyrtojmë edhe më mirë nismën e filluar për organizim të referendumit ku duhet të kemi parasysh se për të qenë një referendum i sukseshëm, është e nevojshme të ketë dalje mbi 50 % të votuesëve ku gjatë cikleve të kaluara zgjedhore e dini se ne në këtë qytet asnjëherë nuk e kemi pasur…” – tha Milena Stojanovska nga Komuna e Tetovës

Me ndihmën e psikologëve, sociologëve dhe profesorëve universitar “Lëvizja Antibixhoz” ka arritur të parandalojë dhe të largojë mbi 80 persona nga lojërat e fatit. | Redaktor DW: Pandeli Pani | Kryeredaktore e TVM2: Merita Gashi |