Hummels me rekord të veçantë, bëhet futbollisti më i vjetër gjerman që shënon gol në një ndeshje eliminatore - Gazeta Express
string(109) "hummels-me-rekord-te-vecante-behet-futbollisti-me-i-vjeter-gjerman-qe-shenon-gol-ne-nje-ndeshje-eliminatore-1"

Sport

Gazeta Express

07/05/2024 23:47

Hummels me rekord të veçantë, bëhet futbollisti më i vjetër gjerman që shënon gol në një ndeshje eliminatore

Sport

Gazeta Express

07/05/2024 23:47

Borussia Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Verdhezinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.

Mats Hummels (50’) ishte autor i golit të vetëm dhe të fitores së sontme për Borussia Dortmundin.

Ai me këtë gol regjistroi edhe një rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti gjerman më i vjetër ndonjëherë që ka shënuar gol në një ndeshje eliminatore të kësaj gare.

Hummels këtë e bëri në moshën 35-vjeç e 143 ditë.

/Gazeta Express/