Hovenier thotë se e ka diskutuar me Osmanin çështjen e Këshillit të Europës, s'jep detaje tjera - Gazeta Express
string(93) "hovenier-thote-se-e-ka-diskutuar-me-osmanin-ceshtjen-e-keshillit-te-europes-sjep-detaje-tjera"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 13:52

Hovenier thotë se e ka diskutuar me Osmanin çështjen e Këshillit të Europës, s’jep detaje tjera

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 13:52

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbajtur sot një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e aplikimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Lexo Edhe:

“Sapo pata një nga takimet e rregullta me presidenten Osmani dhe folëm për disa çështje. Folëm për Forumin shumë të suksesshëm për Gratë, Sigurinë, Paqen që ajo ka pritur, folëm për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës”, tha shkurt Hovenier, duke mos dhënë detaje të tjera rreth kësaj teme.

Ndërkohë, ai tha se SHBA do që Kosova të ketë sukses, raporton Gazeta Express.

“Presidentja dhe unë diskutuam gjëra për të cilat folëm. Ne duam që Kosova të ketë sukses dhe ne folëm se si më së miri të avancojë këtë sukses”.

Të martën, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi me një shumicë votash një raport që rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.