Hoti thotë se Kurti po tenton “t’iu hedhë hi syve” qytetarëve:  Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët - Gazeta Express
string(103) "hoti-thote-se-kurti-po-tenton-tiu-hedhe-hi-syve-qytetareve-marreveshja-juaj-permban-autonomi-per-serbet"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:54

Hoti thotë se Kurti po tenton “t’iu hedhë hi syve” qytetarëve:  Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:54

Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për marrëvehjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.

“Nga Negociatat për Njohje të Ndërsjellë te Dorëzimi i Autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët.  Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.  Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, shkroti Hoti në Facebook.

Lexo Edhe: