Hoti me akuza për Qeverinë: Emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së, pa konkurs publik - Gazeta Express
string(80) "hoti-me-akuza-per-qeverine-emeron-anetaren-e-bordit-te-oshp-se-pa-konkurs-publik"

Hoti me akuza për Qeverinë: Emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së, pa konkurs publik

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 9:46

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes.

Lexo Edhe:

“Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë. Disa qeveri me radhë kanë nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Britanike, ku bordet dhe udhëheqësit e institucioneve të pavarura përzgjidheshin përmes konkursit publik, pavarësisht si definohej në ligj. Kjo praktikë e mirë kishte për qëllim zgjedhjen e profesionistëve në këto institucione vitale të shtetit”, ka shkruar Hoti.