Gazment Bardhi: Mandatin e Olta Xhaçkës do ta çojmë sërish në Gjykatë Kushtetuese - Gazeta Express
string(80) "gazment-bardhi-mandatin-e-olta-xhackes-do-ta-cojme-serish-ne-gjykate-kushtetuese"

Gazment Bardhi: Mandatin e Olta Xhaçkës do ta çojmë sërish në Gjykatë Kushtetuese

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 19:04

Rithemelimi i Partisë Demokratike do ta dërgojë mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, sërish në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu tha nënkryetari i grupit Gazment Bardhi, i cili akuzoi edhe Lulzim Bashën, si person i cili po e mbron Xhaçkën dhe mandatin e saj, pasi katër deputetët e grupit të tij nuk kanë pranuar të firmosin kërkesën, drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Lexo Edhe:

“Ai vendim e detyronte mazhorancën t’ja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi më i gabuar në luftën ndaj pandëshkueshmërisë që ne të gjithë bashkë kemi rënë dakord që Shqipëria të eci përpara. Mirëpo nuk mund të kemi luftë të rreme ndaj pandëshkueshmërisë”.

“Për këtë arsye grupi sot ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës.”

Bardhi foli gjithashtu edhe për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat, duke shprehur se në këtë pikë nuk ka asnjë pengesë, pasi Berisha vetë është kryetar i PD-së.

“Nuk ka asnjë pengesë në grupin parlamentar. Besoj biem dakord dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar Sali Berishën. Çdo çështje tjetër ku Edi Rama tenton të provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori në absurditete të paimagjinueshme do të duhet të përballet me pasojat. Por e përsëris, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar të partisë Sali Berishën”, tha Bardhi.