Gashi për ofertën e Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare - Gazeta Express
string(93) "gashi-per-oferten-e-haradinajt-nuk-bejme-koalicion-me-asnje-prej-partive-aktuale-parlamentare"

Gashi për ofertën e Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 8:42

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni qeverisës.

Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo formule të bashkëpunimit ndër opozitar dhe se nuk ka ndonjë kusht ose kërkesë.

Lexo Edhe:

Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se e falënderon Haradinajn për dëshirën e shprehur, por LDK nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare. E falënderoj shumë Haradinaj për dëshirën e shprehur, por LDK i ka qëllimet e qarta që nuk hap koalicion parlamentar”, tha Gashi për Front Online.