E konfirmon zëvendëspresidenti i Barcelonës: Xavi do të qëndrojë - Gazeta Express
string(63) "e-konfirmon-zevendespresidenti-i-barcelones-xavi-do-te-qendroje"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 23:42

E konfirmon zëvendëspresidenti i Barcelonës: Xavi do të qëndrojë

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 23:42

Xavi Hernandez ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë si trajner i Barcelonës.

Pas takimit të sontëm dhe këmbënguljes së Laportës që ai të qëndrojë, Xavi pranon kushtet e Barçës dhe do të vazhdojë si trajner.

Lexo Edhe:

E këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste.

“Xavi do të qëndrojë, ai është shumë i lumtur. Ne kurrë nuk kemi hapur bisedime për asnjë trajner tjetër. Gjithashtu Deco i beson Xavit, është e garantuar”, tha Yuste.

Xavi Hernandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe do ta përmbush kontratën.

Ai kishte njoftuar se do të largohej nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.

E pas këtij vendimi, Barcelona kishte pasur një ecuri tejet të mirë, por gjithçka u duk se u prish në ndeshjen ndaj PSG-së.

Tifozët kishin nisur të kërkonin qëndrimin e Xavit, por kjo ndryshoi pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në “El Clasico”.

Megjithatë, përkundër këtyre situatave, sot Xavi Hernandez ka vendosur ta ndryshojë mendjen dhe të qëndrojë në Barcelonë.