Dyshohet se goditi qëllimshëm për vdekje një person në Pejë, arrestohet shoferi – zbardhen detajet e para - Gazeta Express
string(102) "dyshohet-se-goditi-qellimshem-per-vdekje-nje-person-ne-peje-arrestohet-shoferi-zbardhen-detajet-e-para"

Dyshohet se goditi qëllimshëm për vdekje një person në Pejë, arrestohet shoferi – zbardhen detajet e para

Lajme

Merita Miftari

24/04/2024 20:22

S.J., nga Elbasani, dyshohet se e ka goditur qëllimshëm me veturë këmbësorin I.O., po ashtu nga Elbasani, sot në Pejë. I.O., ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, e ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e  S.J., nën dyshimet për veprën penale Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrje.

Gjithashtu është gjetur vetura e cila dyshohet se është përdorë në këtë rast.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qellime hakmarrje”, tha Nikçi për Express.

Nikçi tha se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.