Blerim Latifi propozon një mënyrë se si të ndalohet ryshfeti - Gazeta Express
string(60) "blerim-latifi-propozon-nje-menyre-se-si-te-ndalohet-ryshfeti"

Blerim Latifi propozon një mënyrë se si të ndalohet ryshfeti

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 20:19

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar pas aksionit të sotëm në Ministrinë e Bujqëisë ku u arrestuan disa persona për ryshfet.

Latifi ka thënë se ekziston një mënyrë se si të ndalohen rastet e tilla të korrupsionit para se të ndodhin. Ai ka propozuar që të ketë dënime të rënda për personat që janë të përfshirë në këso aferash.

Lexo Edhe:

“Korrupsioni është bërë kulturë, mentalitet dhe ideologji e burokracisë shtetërore në Kosovë. Natyrisht politika i ka meritat kryesore për këtë. Të kota janë arrestimet dhe gjykimet mbi bazën ekzistuese ligjore. Hajdukun e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg. Kur ta mendon se një ryshfet mundet me ia shkatrru jetën, jo që s’guxon me e kërku, pa as me e çu nëpër mend s’ka me pasë zemër.”