Bie në pranga burri që sulmoi dy gra në Prishtinë, dyshohet se fillimisht shkaktoi dy aksidente - Gazeta Express
string(94) "bie-ne-pranga-burri-qe-sulmoi-dy-gra-ne-prishtine-dyshohet-se-fillimisht-shkaktoi-dy-aksidente"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 20:49

Bie në pranga burri që sulmoi dy gra në Prishtinë, dyshohet se fillimisht shkaktoi dy aksidente

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 20:49

Është arrestuar burri që ka sulmuar dy gra sot në një parking në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente dhe më pas ka sulmuar vozitëset e veturave të aksidentuara.

I dyshuari është arrestuar në Pejë, njofton policia.

Lexo Edhe:

PAMJET

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet i dyshuari për sulm dhe dëmtim apo asgjësim të pasurisë

Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e   veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.