Aksioni për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë, Policia identifikon 19 persona, 12 prej tyre fëmijë - Gazeta Express
string(112) "aksioni-per-largimin-e-personave-qe-kerkojne-lemoshe-ne-rruge-policia-identifikon-19-persona-12-prej-tyre-femije"

Aksioni për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë, Policia identifikon 19 persona, 12 prej tyre fëmijë

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 6 prilli ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka bërë me dije se ka bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.