Annemarie Douwes, përfaqësuese nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se për shkak të zhvillimeve politike ka ngecje në implementimin dhe numrin e aktiviteteve të rishikimit funksional të Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
Këtë deklarim, Douwes e bëri të martën në konferencën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku u publikua raporti “Reforma në ngërç”.
Douwes, tha se sektori i sundimit të ligjit është një dokument i rëndësishëm dhe se edhe nga ana tyre shihet si i tillë.
“Ne e kemi involvuar dhe jemi konsultuar që nga viti 2011, kam qenë në rishikimin funksional, kjo është një Strategji që përfshin të gjithë sektorët, të gjitha pikat e sundimit të ligjit dhe është i rëndësishëm dhe duhet të tregojë progresin e rritur dhe në këtë aspekt të gjithë e dimë dhe kemi diskutuar se për shkak të zhvillimeve politike kemi ngecje në implementimin dhe numrin e aktiviteteve dhe është me rëndësi që të shohim, që një numër i madh i aktiviteteve janë implmentuar apo janë në implementim, posaçërisht nga dy Këshillat, që i kemi këtu, por normalisht do ta studioj më shumë këtë raport”, u shpreh ajo.
Tutje, përfaqësuesja e Zyrës së BE-së përgëzoi IKD-në për raportin.
“Është shumë iniciativë e mirë, ky takim i zhvilluar nga IKD dhe kam lexuar edhe raportet e kaluara dhe janë shumë të dobishme për punën tonë dhe për Bashkimin Evropian”, u shpreh Douwes.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowment for Democracy (NED), të martën publikoi raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL) për vitin 2025, raport në të cilin është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e institucioneve që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...