Zyrtari policor Avdi Hoti, njëherësh kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka pranuar një letër falënderimi nga familja Bytyqi, pasi me reagimin e tij të shpejtë dhe profesional i shpëtoi jetën një vajze 9-vjeçare.
Ngjarja ndodhi më 24 korrik në autostradë, pranë “Kronit të mbretit”, kur familjarët ndaluan veturën e Hotit duke kërkuar ndihmë urgjente për vajzën, e cila kishte humbur vetëdijen dhe nuk merrte frymë.
Hoti i ofroi menjëherë ndihmën e parë, njoftoi policinë përmes numrit emergjent 192 dhe, falë ndërhyrjes së tij, arriti t’ia rikthente frymëmarrjen vajzës deri në mbërritjen e autoambulancës, e cila më pas e transportoi për trajtim mjekësor.
“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarit Hoti, vajzës iu rikthye frymëmarrja deri në mbërritjen e ekipit mjekësor, duke bërë të mundur shpëtimin e jetës së saj”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Në letrën e falënderimit, familja Bytyqi shprehu mirënjohjen e thellë për profesionalizmin, qetësinë dhe humanizmin e treguar nga Hoti, duke theksuar se reagimi i tij ishte vendimtar për shpëtimin e jetës së vajzës.
Ky rast është vlerësuar si një shembull i përkushtimit dhe humanizmit që zyrtarët policorë tregojnë në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...