Zyrtari i MPJ’së: Përveç kamionëve tanë, Serbia sot bllokoi një nga Çekia që tentoi të hyjë nga Kosova në territorin e tyre - Gazeta Express
string(115) "zyrtari-i-mpjse-pervec-kamioneve-nga-kosova-serbia-sot-bllokoi-nje-nga-cekia-qe-tentoi-te-hyje-ne-territorin-e-tyre"

Zyrtari i MPJ’së: Përveç kamionëve tanë, Serbia sot bllokoi një nga Çekia që tentoi të hyjë nga Kosova në territorin e tyre

Gazeta Express

02/04/2020 18:02

Shefi i kabinetit të Ministrit në detyrë të punëve të jashtme, Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se Serbia është duke vazhduar bllokimin e kamionëve tregtar që vijnë nga Kosova, raporton Gazeta Express.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përveç kamionëve me origjinë nga Kosova po bllokohen nga Serbia edhe  kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit.

Lexo Edhe:

“Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës.

Bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë”, ka shkruar ai./Express/