Zyrtari i Listës Srpska: S'do të jemi pengesë për krijimin e Qeverisë - Gazeta Express
string(69) "zyrtari-i-listees-srpskaa-sdo-te-jemi-pengese-per-krijimin-e-qeverise"

Zyrtari i Listës Srpska: S’do të jemi pengesë për krijimin e Qeverisë

Gazeta Express

12/12/2019 17:14

Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic në një takim lamtumirës me ambasadorin italian në Kosovë ka deklaruar se Lista Serbe të cilës i përket nuk do të jetë pengesë në formimin e qeverisë së ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Ministri në detyrë dhe Ambasadori italian, Pierre Cristoforo Sardi biseduan edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

Lexo Edhe:

Jevtic në takim i ka thënë ambasadorit se Lista Serbe nuk do të bëhet pengesë në formimin e qeverisë por do të kërkojë kërkesat minimale për serbët e Kosovës.

Në fund të këtij takimi është thënë se ka ende sfida në Kosovë dhe është obligim i të gjithëve për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve.