Zyrtare: Veton Tusha e bën hapin e madh, largohet nga Drita e transferohet te Celje në Slloveni - Gazeta Express
string(93) "zyrtare-veton-tusha-e-ben-hapin-e-madh-largohet-nga-drita-e-transferohet-te-celje-ne-slloveni"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 16:35

Zyrtare: Veton Tusha e bën hapin e madh, largohet nga Drita e transferohet te Celje në Slloveni

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 16:35

Ylli i Superligës së Kosovës dhe tashmë ish-lojtari i Dritës, Veton Tusha është transferuar në kampionatin slloven te Celje.

23-vjeçari ka kompletuar transferimin te Celje, e cila është kampione e Sllovenisë.

Nga transferimi i tij në Slloveni, Drita do të fitojë 250 mijë euro, teksa Tusha ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri më 2029.

Tusha e njeh Celjen tashmë, pasi në muajin shkurt pati dy përballje ndaj saj, me fanellën e Dritës, me ndeshjet e luajtura në kuadër të “play-offit” të Ligës së Konferencës.

Anësori kishte dy ndeshje mjaft të mira në ato përballje, teksa shkëlqeu edhe me Dritën në Superligën e Kosovës, duke e fituar titullin e dytë radhazi sivjet.

Tusha ishte pjesë e Dritës për dy sezonet e fundit, duke u transferuar nga Dinamo City, derisa më parë kishte luajtur edhe për Ballkanin, Termalicn e Denizlisporin.

Me Dritën, anësori 23-vjeçar ka fituar tre trofe: dy herë Superligën e Kosovës dhe një herë Superkupën e Kosovës.

Tusha ishte reprezentues i Kosovës U21, me të cilën pati 14 paraqitje e dy gola./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement