Zyrtare: Peja dhe Dzelalija i ndajnë rrugët - Gazeta Express
string(42) "zyrtare-peja-dhe-dzelalija-i-ndajne-rruget"

Zyrtare: Peja dhe Dzelalija i ndajnë rrugët

Basketboll

Gazeta Express

25/12/2020 18:52

Klubi i basketbollit Peja dhe trajneri Edi Dzelalija kanë rënë në pajtim për t’i ndarë rrugët.

Peja konfirmoi në rrjetet sociale për largimin e Dzelalijat dhe njoftoi se është në bisedime me një trajner të ri, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“KB Peja dhe trajneri Edi Dzelalija kan shkëputur marrëvshjen e bashkpunimit me marrevshje të dy anshme”, thuhet në njoftimin e Pejës në Facebook.

Dezlalija u emërua trajner i Pejës në fillim të këtij sezoni dhe e udhëhoqi skuadrën në 10 ndeeshje, duke i fituar 7 prej tyre.

Peja renditet në pozitën e dytë në Superligë me 17 pikë, një më pak se lideri Rahoveci.

“Ne falemnderojmë trajnerin për punen e tij në këto muaj dhe i dëshirojme gjithë të mirat në vazhdim të karieresë së tij”.

Peja shtoi: “Klubi për momentin është në negociata me trajnerë tjerë dhe se shumë shpejt do e zyrtarizojme trajnerin e ri.”