Zyrtare: Manchester United dhe Sporting arrijnë marrëveshje për Fernandes - Gazeta Express
string(72) "zyrtare-manchester-united-dhe-sporting-arrijne-marreveshje-per-fernandes"

Gazeta Express

29/01/2020 21:08

Zyrtare: Manchester United dhe Sporting arrijnë marrëveshje për Fernandes

Gazeta Express

29/01/2020 21:08

Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbon, për blerjen e mesfushorit Bruno Fernandes.

Unitedi është pajtuar t’ia paguajë klubit portugez deri në 80 milionë euro, ndërsa lojtari do të udhëtojë sonte drejt Britanisë së Madhe për ta kompletuar kalimin në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fernandes duhet të regjistrohet si lojtari i Manchester Unitedit deri të premten në mesditë, në mënyrë që të ketë të drejtë të luajë ndaj Wolves të shtunën.

Ai pritet t’i kryejë testet mjekësore gjatë ditës së enjte.

Unitedi e ngriti ofertën për të dy herë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 80 milionë euro, të cilën e pranoi Sportingu.

Gjiganti anglez do t’i paguajë 55 milionë euro fillimisht, ndërsa pjesën tjetër prej 25 milionë në bazë të bonuseve të parapa në kontratë. /Gazeta Express/