Zyrtare: Klopp rinovon kontratën me Liverpoolin - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-klopp-rinovon-kontraten-me-liverpoolin"

Zyrtare: Klopp rinovon kontratën me Liverpoolin

Gazeta Express

13/12/2019 13:29

Jurgen Klopp ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Liverpool, që do ta mbajë atë te klubi anglez deri në vitin 2024.

Kontrata paraprake e 52-vjeçarit në Liverpool do të skadonte në vitin 2022, mirëpo Jurgen Kloppi tashmë e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të vazhduar edhe me tutje me kampionin e Evropës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e Liverpoolit të premten, për të cilët Kloppi e shprehu lumturinë e tij me këtë marrëveshje të re.

“Për mua personalisht, kjo e deklaron qëllimin tonë, që është i ndërtuar nga dijenia ime për atë që e kemi arritur deri më tani, si partnerë, dhe nga ajo që e kemi tani për të arritur suksese edhe më tutje”, ka thënë Klopp.

“Kur unë e shoh zhvillimin e klubit dhe punën e përbashkët që po e bëjmë, unë ndiej se kontributi im vetëm mund të shtohet. Njerëzit e shohin atë që ndodh në fushë si matje për progresin tonë, por ky s’është matësi i vetëm”. /Gazeta Express/