Zyrtare: Interi luan pa tifozë ndaj Ludogorets, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(68) "zyrtare-interi-luan-pa-tifoze-ndaj-ludogorets-shkaku-i-koronavirusit"

Zyrtare: Interi luan pa tifozë ndaj Ludogorets, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

24/02/2020 21:40

Tashmë është zyrtare, ndeshja e Ligës së Evropës mes Interit dhe Ludogoretsit do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura të enjten, për shkak të druajtjeve nga sëmundja ngjitëse koronavirus.

Kjo sëmundje tejet ngjitëse është duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe nëpër veri të Italisë, e cila i ka mbytur tre persona dhe i ka infektuar mbi 200 të tjerë deri tani, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pikërisht për shkak të këtij virusi, mbrëmë u ndërpre ndeshja mes Iterit dhe Sampdorias, derisa Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se së shpejti do të vendosë nëse do t’i anulojë të gjitha ndeshjet e fundjavës në Serie A, ndërkohë që disa rajone si Lombardia, Piedmonti, Veneto, Liguria, Friuli dhe Emilia-Romagna, i kanë pezulluar të gjitha ngjarjet publike përfshirë ato sportive deri në mesnatën e 1 marsit.

Sa i përket ndeshjes që zhvillohet të enjten, UEFA tashmë ka njoftuar se zyrtarisht do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pas praninë e tifozëve.

Interi e ka fituar takimin e parë 2-0. /Gazeta Express/