Zyrtare: Golashënuesi më i mirë i Superligës sezonin e kaluar, Mevlan Zeka transferohet në Rumani - Gazeta Express
string(95) "zyrtare-golashenuesi-me-i-mire-i-superliges-sezonin-e-kaluar-mevlan-zeka-transferohet-ne-rumani"

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 20:38

Zyrtare: Golashënuesi më i mirë i Superligës sezonin e kaluar, Mevlan Zeka transferohet në Rumani

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 20:38

Sulmuesin Mevlan Zeka është përforcimi më i ri i klubit rumun UTA Arad, me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.

Sulmuesi kosovar, i cili spikati me 22 gola në sezonin e kaluar për FC Suharekën, vjen si një nga emrat më të mirë të kampionatit kosovar, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Zeka ka qenë kapiten dhe golashënuesi kryesor i Suharekës, dhe me një gjatësi prej 1.82 metrash, ai pritet të shtojë forcë dhe efikasitet në repartin ofensiv të skuadrës rumune.

Në karrierën e tij, sulmuesi ka luajtur për disa nga klubet më të njohura në Kosovë si: Vëllaznimi, Liria, Feronikeli, Gjilani dhe Ballkani, me të cilin ka fituar edhe trofe dhe ka përfaqësuar vendin në garat evropiane.

Zeka ka përvojë në fazat kualifikuese të Ligës së Konferencës, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve, ndërsa në trofetë e fituara përfshihen 3 tituj kampioni të Kosovës, kupa dhe superkupa.

Transferimi i tij shihet si një hap i madh për UTA Arad, që kërkon të rrisë cilësinë dhe ambiciet në elitën e futbollit rumun.