Zyrtare: Devoe Joseph nënshkruan me KB Peja - Gazeta Express
string(42) "zyrtare-devoe-joseph-nenshkruan-me-kb-peja"

Basketboll

Gazeta Express

09/02/2023 15:20

Zyrtare: Devoe Joseph nënshkruan me KB Peja

Basketboll

Gazeta Express

09/02/2023 15:20

Klubi i basketbollit Peja është përforcuar sot me një lojtar kanadez.

Verdhezinjtë kanë njoftuar se i kanë siguruar shërbimet e basketbollistit, Devoe Joseph, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Ai luan në pozitën dy dhe ka eksperiencë të madhe pasi ka luajtur në ligat elitare të Ukrainës, Spanjës, Turqisë, Francës, Izraelit, Finlandës dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë.

Pejanët i kanë uruar mirëseardhje lojtarit, duke njoftuar ndërkohë që Joseph do t’i bashkohet ekipit sot dhe se do të mundohet ta ndihmojë ekipin nga Rrafshi i Dukagjinit në vazhdim të kampionatit.

Pejanët synojnë ta kenë një sezon të suksesshëm duke e mbyllur atë me trofe të fituar. /Gazeta Express/